Ismaili tregon se edhe në Parlamentin e Ukrainës ishte hedhur gaz lotsjellës

Lajme

Ismaili tregon se edhe në Parlamentin e Ukrainës ishte hedhur gaz lotsjellës

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 12:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka kujtuar vitin 2010, kur në Parlamentin e Ukrainës ishte hedhur gaz lotsjellës e ve, kur po ratifikohej një marrëveshje me Rusinë.
Ai shkruan se "në vitin 2010 Kuvendi ukrainas e pat ratifikue një marrëveshje të dëmshme me Rusinë, duke ua lejue vazhdimin e prezencës së bazave detare në Detin e Zi. Si rezultat, janë gjue voe edhe bombola gazi gjatë përleshjes”.

Lexojeni të plotë postimin e Ismailit në Facebook:

"Në vitin 2010 Kuvendi ukrainas e pat ratifikue një marrëveshje të dëmshme me Rusinë, duke ua lejue vazhdimin e prezencës së bazave detare në Detin e Zi. Si rezultat, janë gjue voe edhe bombola gazi gjatë përleshjes.

Sot Rusia vazhdon me i ba zullum Ukrainës, sepse dikur, në një moment, ka pasë boll deputetë në Kuvend që e kanë përkrahë. Krimea hala ka probleme, Evropa as nuk po lodhet.
Deri tash, qeky Albin Kurti, e qekjo Vetëvendosje, ia kanë qëllue çdo parashikimi të situatës politike në Kosovë shumë vjet ma herët, duke nisë prej negociatave e deri te KEDS-i.
Edhe çdo herë të njëjtit që na kanë kritikue se po jemi gjoja të dhunshëm kur po protestojmë për diçka, janë ankue kur qajo diçka është ba realitet. Boll ma. Kfillu!"(sic.), ka shkruar Ismaili në Facebook

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat