Do quditeni se çfarë shtëpie ka Ramiz Lladrovci (Foto)

Lajme

Do quditeni se çfarë shtëpie ka Ramiz Lladrovci (Foto)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 11:07

Duket si oazë në mes të fshatit. Nuk ka epitet tjetër që i shkon për shtati asaj çfarë ka ndërtuar në fshatin e tij të lindjes, Ramiz Lladrovci. Në Gllanasellën e Drenasit, me shtëpitë mesatare të ndërtuara me mund nga banorët, ka vite që është ngritur një godinë e lartë e rrethuar me anekse tjera të projektuara mirë nga arkitekti.

Brenda “kalasë” së ambasadorit të Kosovës në Tiranë, është edhe një pub, ku mund të rrijnë mysafirët e veçantë të ish-deputetit të PDK-së.

Kurse në mes të oborrit ndodhet pishina që ditëve të nxehta të verës shfrytëzohet nga Lladrovci dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Edhe nga qielli vërehet investimi i madh që kjo familje patriotësh nga Drenica ka bërë. Përmes Google-map shihet fare lehtë dallimi mes saj dhe shtëpive tjera.

Verës ky vend ka pamje të bukur, por asgjë nuk ndryshon edhe kur bie borë.

Në deklarimin e pasurisë, Lladrovci nuk ka treguar se sa është shuma që kushton kjo shtëpi e ndërtuar në vitin 1999, por vetëm tregon hapësirën që sipas tij është 480 000 metër katrorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat