Kuinti, veprime antidemokratike të opozitës rrezikojnë Kosovën

Lajme

Kuinti, veprime antidemokratike të opozitës rrezikojnë Kosovën

Nga: Arben Sylejmani Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:28

Pas aksionit të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti hodhi gazë lotsjellës brenda në seancë për të pamundësuar mbajtjen e seancës, ambasadorët e kuintit të premten kanë zhvilluar një takim me kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, kurse pas takimit askush nuk ka dashur të prononcohet për media, por sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e kryetarit Veseli, thuhet se ambasadorët e kanë shprehur shqetësimin e vendeve të tyre për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës nga veprimet e partive opozitare.
Analistët thonë se ky takim është më i së i nevojshëm për të gjetur ndonjë zgjidhje, pasi që sipas tyre, e vetmja mundësi për të dal nga kriza, është ndërhyrja e ambasadorëve të huaj.

Berisha: Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona

Deputeti nga NSMA për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se pavarësisht takimeve të ambasadorëve të kuintit me kryetarin Veseli, ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.
“Grupi parlamentar i NISMA-s është argat i kërkesave të qytetarëve. Ne normal nuk qesim me vezë apo gaz lotsjellës, mirëpo problemi është se kjo nuk nënkupton se ne heqim dorë nga mbrojtja e sovranitetit të vendit”, thotë Berisha për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat