Fotolajm: Pas ndeshjes, ja si trajtohen simbolet kombëtare

Lajme

Fotolajm: Pas ndeshjes, ja si trajtohen simbolet kombëtare

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 12:18

Ndeshja Shqipëri-Serbi , e humbur nga kuqezinjtë në sekondat e fundit me rezultatin 0-2, duket se ka nxjerrë në pah edhe fallsitetin e nacionalizimit apo patriotizmit. Policia e Shtetit kishte frikën se mos tifozët shqiptarë krijonin incidente gjatë takimit, dhe morri masa ekstreme, aq sa dukej se në stadium tifozët ishin neutralë. Në anën tjetër zhgënjimi i humbjes ka dëshpëruar pothuajse të gjithë shqiptarët, por disa apo ndonjë, e ka shprehur dufin tek simboli kombëtar, Flamuri. Foto e mëposhtme nuk mund të përgjithësojë atë që ndodhi pas ndeshjes, por tregon deri diku edhe nacionalizimin fals të shfaqur në orët përpara ndeshjes. Ja sesi ka përfunduar ky flamur në përfundim të takimit, dhe askush nuk është kujtuar për ta ngritur nga toka, edhe sikur të jetë hedhur rastësisht…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat