Në ndihmë të Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi janë angazhuar edhe trupa të policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të emergjencave civile.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka falenderuar dy grupet e punonjësve të policisë së Kosovës, të cilët kanë ardhur në ndihmë të Policisë Shqiptare dhe janë planizuar në sherbim në stadium kryesisht tek tifozet nga Kosova dhe Plisat.
Më pas Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka falenderuar edhe skuadren vullnetare të Emergjencave Civile që po kryejnë shërbim vullnetar me punonjësit e policisë për mbajtien e rregullit gjatë futjes së tifozave në stadium.