VV: Pushteti që nuk guxon t'i reagojë Daçiqit, shfryen mllefin ndaj Vetëvendosje!-s

Lajme

VV: Pushteti që nuk guxon t'i reagojë Daçiqit, shfryen mllefin ndaj Vetëvendosje!-s

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:28

Lëvizja Vetëvendosje për mes një reagimi në të cilin thuhet se Kryetari i Komunës së Besianës sot ka përdorur një gjuhe rrugaçërore ndaj aktivistëve që kanë kryer një aksion simbolik ndaj kryeministrit të Zajednicës.

“Arsyet pse Agim Veliu e përdorë këtë gjuhë banale janë dy, së pari ai dëshiron të shprehë servilizmin e tij të fuqishëm ndaj kryeministrit të pafuqishëm, së dyti edhe ai dëshiron t'i bashkohet logjikës parafashiste dhe antidemokratike që po instalohet gjerësisht në instancat e pushtetit burokratik, mafioz edhe mediatik.
Ata politikanë që përdorin gjuhë kërcënuese dhe quajnë horra aktivistët e qytetarët e ndërgjegjshëm e paqësorë, janë të njëjtët që nuk guxojnë ta çelin gojën kur qeveria e Serbisë e quan Kosovën të barabartë me ISIS-in.
Me logjikën e tyre të pabarazisë dhe servilizmit, Daçiqi e Vuçiqi ofendon Kosovën, dhe Mustafa e Veliu ofendojnë aktivistët e qytetarët e tyre. Por kësaj logjike i ka ardhur fundi. Qindra mijëra qytetarë po e kundërshtojnë “Zajednicën” dhe në fakt ky mobilizim është shqetësimi kryesor i qeverisë Mustafa. Humbja e legjitimitetit të Isa Mustafës po përcillet me ofendime e sharje, kërcënime e dhunë policore. Ky është paralajmërim i fundit të tij politik”, thuhetë në reagimin e Vetëvendosjes./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat