TagesSpiegel: Shqipëria- evropianët e lindur

Lajme

TagesSpiegel: Shqipëria- evropianët e lindur

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:07

Nga Felix Lill, TagesSpiegel

Si drejtues i ultrasve, Aleksandër Lala gris këmishën e tij të bardhë, e tund në ajër dhe ulërin përpara tifozëve të tjerë. Stadiumi është ndezur, fishekzjarre shumëngjyrëshe hidhen në fushë.

Më poshtë, në barin e gjelbër, po luajnë jo më pak se supremacia e futbollit në kryeqytetin shqiptar.

Ekipi i zemrës i Aleksandër Lalës, KF Tirana, po luan ndaj rivalëve të Partizanit të Tiranës: normalisht ndeshja më e rëndësishme e vitit.

Por këtë herë zhurma është thjesht një test përpara asaj që do vijojë: të enjten Shqipëria do ndeshet me Serbinë, të dielën me Armeninë.

Katër pikë në këto ndeshje do mjaftonin që vendi të shkojë në Europianin e vitit 2016 në Francë.

“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të ndodhë më pas,” thërret Lala, duke përforcuar akoma më shumë zhurmën e turmës në stadium.

“Përpara asaj, ky derbi është njësoj”.

Ai nuk e mbaron dot fjalinë, ndërsa tund sërish këmishën e tij.

13 mijë shikues janë në stadium, shumica e lokaleve në Tiranë e transmetojnë ndeshjen live.

Futbolli është sporti më i dashur në Shqipëri, derbi është një eksploziv.

Partizani është klubi i vjetër i ushtrisë, KF Tirana është e njohur për qëndrimin e saj në opozitë gjatë diktaturës, që përfundoi në vitin 1991.

“Të enjten do jemi të gjithë në njërën anë,” thotë Lala.

Atëherë të gjithë do jenë të veshur kuqezi, për t’i treguar Europës se kombëtarja e tyre nuk është ai ekipi që shqepet duke ngrënë gola.

Në të vërtetë, vendi me tre milionë banorë në Ballkanin Perëndimor ka shumë shanse që të kualifikohet për herë të parë.

Në grupin I, ata janë pas Portugalisë dhe Danimarkës, vendi i tretë është i sigurt, i dyti akoma i mundshëm.

Edhe si vendi i tretë më i mirë, kualifikimi është i sigurt.

Prandaj në Shqipëri mbizotëron euforia këto ditë.

Nuk mund të jetë ndryshe: këtë herë më në fund do funksionojë.

Një milion njerëz u largua nga vendi në vitet ‘90

Tani shanset janë të mëdha. Por para jo shumë kohësh, ishte e turpshme të mos fitojë ndaj Shqipërisë.

Pas rrëzimit të regjimit komunist, vendi nisi të vuajë largimet masive.

800 mijë njerëz e kërkuan fatin diku tjetër.

Në mes të viteve ’90, situata ishte si në një luftë civile.

Ndeshjet e kombëtares duhej të zhvilloheshin në vende të huaja.

Sot, brezi që erdhi në jetë në fund të diktaturës, po i jep jetë futbollit.

Mesfushori Amir Abrashi, që luan për Frajburgun, është rritur në Zvicër.

Mbrojtësi Elseid Hysaj, që luan për Napolin, është rritur në Itali.

Lojtarët më të mirë shqiptarë luajnë në Itali, Gjermani, Francë dhe Zvicër.

Kundër Portugalisë fituan së bashku, kundër Danimarkës barazuan 1-1.

***

Derbi i Tiranës të shtunën në mbrëmje mbyllet me rezultatin 1-0 për Partizanin.

Nga zona e tifozëve të Tiranës fluturojnë ende disa fishekzjarre në fushë.

Më pas masa e bardhë zhytet në heshtje.

Në fushë festojnë lojtarët me të kuqe.

Në tribunë, Aleksandër Lala është i zhgënjyer, të hënën do i kthehet punës si shitës.

Por me mendimin se e kuqja do e gëzojë shumë shpejt.

“Nëse do jetë kështu me Serbinë, do jemi të gjithë të lumtur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat