Komuniteti LGBT pret nga Haradinaj falje publike

Lajme

Komuniteti LGBT pret nga Haradinaj falje publike

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 18:21

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, Qendra për Emancipim Shoqëror dhe Qendra për Liri dhe Barazi kanë reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në Komisionin e Punëve të Jashtme, i cili e ka quajtur kryetarin e Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Mehën “peder”.

“Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD, Qendra për Emancipim Shoqëror – QESh dhe Qendra për Liri dhe Barazi – CEL dënojnë ashpër gjuhën degraduese, fyese dhe diskriminuese të përdorur nga anëtari I Komisionit për Punë të Jashtme dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosoves z. Ramush Haradinaj, gjatë takimit të Komisionit të mbajtur me datën 08.09.2015”, thuhet në reagimin e këtyre qendrave.
Sipas reagimit, komuniteti LGBT të drejtat e këtij komuniteti janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe kanë bërë apel nga zyrtarët qeveritarë që të jenë profesional dhe korrekt gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në bazë të dispozitave ligjore në fuqi të Kosovës.

Komuniteti LGBT shpreh shqetësimin e tyre në nivelin e respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, nga ana e zyrtarëve qeveritar të Kosovës. Bëjmë apel tek zyrtarët qeveritarë të jenë të përgjegjshëm, korrekt dhe profesional gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në bazë të dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.
Komuniteti LGBT ka kërkuar nga Haradinaj që të kërkoj falje publike për gjuhën e përdorur, nga që komuniteti LGBT ndjehet i ofenduar dhe I diskriminuar për shkak të qasjes së tille nga një person zyrtar, i cili është në shërbim të shoqërisë kosovare dhe është I obliguar të respektoj të drejtat e çdo qytetari pa marrë parasysh orientimin seksual ose identitetin gjinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat