Në stacionin e trenit në Bicske të Hungarisë, rreth 40km në perëndim të Budapeshtit, është gjetur një refugjat i vdekur. Këtë e njofton media hungareze MTI, transmeton Bota Sot.
50 vjeçari është parë i shtrirë pranë shinave të trenit, ndërsa akoma nuk dihen arsyet e vdekjes së tij. Refugjati i vdekur ishte një nga 500 refugjatët të cilët të enjten u sollën në Bicske nga Budapeshti.
Refugjatët sirianë hasin në probleme të mëdha në Hungari, pasi përveç ngarkesave politike edhe huliganët në Budapesht shpesh i keqtrajtojnë duke u hedhur shishe e gurë atyre./Bota Sot