Policia konfirmon se lëngu helmues ka depërtuar edhe në lumin Ibër

Lajme

Policia konfirmon se lëngu helmues ka depërtuar edhe në lumin Ibër

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:53

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:30 në Zubin Potok është ndier një kundërmim në ajër i derivateve – naftës që ka shkaktuar shqetësim te qytetarët të cilin kundërmim e kanë vërejtur edhe nëpër shtëpi.

“Menjëherë pas kësaj zyrtarët policor kanë kryer disa verifikime dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një derdhje (rreth 100 litra) të substancave kimike e quajtur ” Pentan” e cila ishte derdhur në kanalizimin kryesor të Zubin Potok-ut.

Sipas hetimeve preliminare në këtë rast ishte i involvuar i dyshuari (M.D viti i lindjes -1982 mashkull serb), i cili edhe është arrestuar”, thuhet në njoftim.

Policia më pas ka sqaruar se kjo derdhje e këtij lëngu pastaj ka depërtuar në lumin Ibër. Për rastin në fjalë janë njoftuar njësitet relevante duke përfshirë edhe institucionet kompetente për verifikim dhe konstatim të gjendjes, për marrjen e masave të nevojshme dhe të menjëhershme për të verifikuar mundësin përhapjes së substancës së lëngët dhe parandalimin ndonjë rreziku më të gjerë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat