Haradinaj kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Lajme

Haradinaj kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:41

Situata me energjinë elektrike kurrë nuk do të jetë jashtë vëmendjes madje do të jetë temë e përjetshme.

Këto komente i bëri kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një vizite që bëri në Termocentralin “Kosova A”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se situata me energjinë elektrike qoftë për zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe strategjik është temë e cila asnjëherë nuk do të jetë jashtë vëmendjes.

Haradinaj theksoi se janë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët.

”E vërteta është që na duhet me ju thanë faleminderit, njerëzve që janë në prodhim gjithë ditën, i pamë. Falë tyre na e kemi energjinë, pra pasuria jonë realisht janë njerëzit që punojnë. Por të gjitha hallkat tjera institucionet, të gjithë mekanizmat tjerë, operatori e të gjithë duhet të kyqem që me pasë kujdes rreth çmimit”.

Ndërkaq drejtori gjeneral i Korporatës Elektro-energjetike e Kosovës, Arben Gjukaj tha se gjatë takimit e ka informuar kryetarin e AAK-së për projektet si dhe vështirësitë nëpër të cilat po kalon kjo korporatë.

Sipas tij, Haradinaj e ka mbështetur vazhdimisht KEK-un.

”Sinqerisht jam falënderues për gjithë angazhimin dhe gjithë zotimet edhe në të kaluarën jo vetëm sot dhe ne gjithherë e kemi pas pjesë mbështetëse të projekteve tona dhe besoj që kjo nuk do të jetë vetëm tash por edhe në të kaluarën”.

Gjatë vizitës së Termocentralit “Kosova A”, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar edhe minierat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat