Jahjaga dhe Rama në eventin “Impakti i së ardhmes”, organizuar në New York nga “Fondacioni Clinton”

Lajme

Jahjaga dhe Rama në eventin “Impakti i së ardhmes”, organizuar në New York nga “Fondacioni Clinton”

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 21:57

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të marrin pjesë në eventin “Impakti i së ardhmes” që do të organizohet në datat 26-29 shtator në New York, njoftoi Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama dhe Jahjaga do të jenë ndër 1000 emrat e suksesshëm ndërkombëtarishtqë vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile, të cilët do të mblidhen së bashku në këtë event.

Eventi “Impakti i së ardhmes” tashmë është kthyer në traditën e dekadës së fundit, ku udhëheqës të ndryshëm dakordojnë së bashku mbi mënyrën se si do të zgjidhin disa nga sfidat globale.

Organizatorët e këtij takimi të rëndësishëm, të 11-të me radhë, janë pikërisht familja Clinton, të cilët kanë edhe fondacionin që mban emrin e tyre.

Të gjithë pjesëmarrësit do të nxjerr in në pah pikat ku duhet punuar më shumë, në mënyrë që të sjellin progres në botën ku ne sot jetojmë.

Disa nga sfidat që pritet të diskutohen janë ndryshimi i klimës, barazia gjinore, shëndetësia në rang global dhe nxitja e njerëzve për të bërë më shumë bamirësi.

“Fondacioni Clinton” u ka dërguar ftesë edhe disa prej liderëve të tjerë botërorë, si dhe përfaqësuesve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Deri më sot, takime të këtij lloji kanë marrë më shumë se 3200 angazhime, të cilat kanë përmirësuar jetën e më shumë se 430 milionë njerëzve në 180 vende të botës. Edhe këtë herë priten mënyra inovative për të hartuar zgjidhje sa më konkrete si edhe efektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat