Ramadan Muja kthehet në rigjykim

Lajme

Ramadan Muja kthehet në rigjykim

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 15:34

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka pranuar ankesat e parashtruara nga avokatet mbrojtës në çështjen penale ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe të pandehurve të tjerë të këtij rasti, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren P.nr.171/2013, të lëshuar me 13 mars 2014.

Kolegji vendosi që i njëjti të anulohet, dhe çështja t’i kthehet gjykatës se shkallës se parë për rigjykim.

Apeli gjen se aktgjykimi në fjalë përmban shkelje esenciale te nenit 384, paragrafi 1.12 lidhur me nenin 370 paragrafi 6,7 dhe 8 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës, prandaj si i tillë është i paqëndrueshëm ligjërisht dhe është dashur të anulohet.

Seanca e kolegjit në këtë rast është mbajtur me 09.06.2015, ndërsa seanca për këshillim dhe votim me 22.07.2015./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat