Paralajmërimi i Merkel: BE në rrezik nëse nuk i shpërndan mirë emigrantët

Lajme

Paralajmërimi i Merkel: BE në rrezik nëse nuk i shpërndan mirë emigrantët

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:04

“Nëse Europa dështon me çështjen e emigrantëve, atëherë ajo nuk do të jetë më Europa e dëshiruar”.
Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, për krizën e klandestinëve që ka pushtuar kontinentin e vjetër, duke shtuar se Europa duhet të bëjë të pamundurën për këtë çështje si një e tërë dhe duke vepruar në unitet.
Deklarata e Merkel vjen pasi autoritetet austriake arrestuan pesë të dyshuar si kontrabandistë përgjatë kufijve lindor të vendit dhe pasi 71 emigrantë u gjetën të vdekur në një kamion pranë kufirit hungarez.
Thirrja e zonjës.Merkel për bashkëpunim më të madh mes vendeve europiane i bëri jehonë fjalës së kryeministrit francez Manuel Valls, i cili paralajmëroi se kriza e emigrantëve do të jetë sfida më e vështirë dhe më e gjatë për Bashkimin Europian.
Kancelarja gjermane për të disatën herë kërkoi ndarjen e barrës mes vendeve europiane, kërkesë kjo drejtuar më së shumti vendeve që refuzojnë të strehojnë emigrantët si Hungaria që ka mbyllur kufirin me Serbinë, apo Britania e Madhe e cila jo më larg se dje konfirmoi sërish së askush nuk do të pranohet në vend nëse nuk disponon një kontratë pune.
Zonja e quajtur e hekurt tha se do të ketë tolerancë 0 për të gjitha ata që sulmojnë emigrantët apo kampet ku ata strehohen.
Me qëllim gjetjen e një zgjidhje, Ministrat e Brendshëm do të mblidhen në në takim të jashtëzakosnhëm më 14 shtator.
Sa u perket azilantëve nga Ballkani Perëdimor, Merkel ka ripërsëritur se shansi pët të përfituar azil është zero. Madje ajo ka bërë thirrje për përsëritje të proceduarave për kthimin e tyre ne vendet e origjinës.
Sipas OKB, më shumë se 300 mijë klandestinë kanë kaluar Mesdheun, përfshirë 181.500 që kanë zbarkuar në Greqi dhe 108.500 në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat