Instituti Alb-Shkenca organizoi takimin X Shkencor mbarëkombëtar në Shkup

Lajme

Instituti Alb-Shkenca organizoi takimin X Shkencor mbarëkombëtar në Shkup

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:18

Nga 28 në 30 gusht 2012 Instituti Alb-Shkenca (IASH) organizoi në Shkup takimin e X Vjetor shkencor ndërkombëtar.

Ky takim u organizua në bashkëpunim me Universitetin e Europës Juglindore dhe atë Shteteror te Tetovës dhe pati si temë bosht: “Bashkëpunimi shkencor mbarëkombëtar në funksion të përparimit e të mirëkuptimit ndërkombëtar”.

IASH është një strukturë joqeveritare që bashkon studiues të të gjitha disiplinave shkencore nga diaspora e nga trojet shqiptare në Ballkan, institucioni i parë shkencor gjithëshqiptar dhe më i madhi deri më tash.

Takimi mblodhi shkencëtarë shqiptarë e të huaj nga shumë universitete, institute e qendra kërkimore shkencore të hapësirës mbarëshqiptare e asaj nderkombetare.

Në të morën pjesë studiues nga universitete publike e private dhe institucionet e struktura kërkimore–shkencore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi e nga një numër i konsiderueshëm universitetesh te Europes, Shteteve te Bashkuara e më gjerë.

Në Takimin X Ndërkombëtar të Institutit Alb – Shkenca u paraqitën rreth 250 kontribute shkencore nga 9 seksionet shkencore të Institutit: shkencave filologjike-albanologjike, të shoqërisë e politikës, të drejtësisë, të mjekësisë, të natyrës, të ekonomisë, të bujqësisë, të mjedisit, të inxhinierise e të informatikës.takim1

Suksesi i Takimit ishte rezultati i angazhimit të të gjitha grupit drejtues te IASH në të tre degët e tij gjeografike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) e në mënyrë të veçantë i grupit organizator në Shkup i koordinuar nga Prof. Bashkim Ziberi e Prof. Zeqirja Neziri (Universiteti Shteteror Shkup e Tetovë).

Takimi i ardhshëm ndërkombetar , i XI i Institutit Alb-Shkenca, do të organizohet në Tiranë, në fillim te shtatorit 2016.

Ftojmë studiuesit e interesuar t’i bashkohen Institutit Alb-Shkenca per të dhenë kontributin e tyre në menyrë të drejtpërdrejtë me ide organizative e shkencore.

Instituti Alb-Shkenca eshte nje institucion i ri në mentalitet dhe moshë i cili dëshiron t’u japë zë dhe hapësirë veprimi të gjithë intelektualëve shqiptarë qv veprojnë në Ballkan, per te përqëndruar potencialin intelektual shqiptar drejt rritjes së nivelit të mendimit intelektual mbarëshqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat