O Thaçi president, o shkohet në zgjedhje (Video)

Lajme

O Thaçi president, o shkohet në zgjedhje (Video)

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:38

Me marrëveshjen për koalicionin qeverisës PDK-LDK, në prill të vitit të ardhshëm Hashim Thaçi do të duhej të vinte në krye të shtetit. Pavarësisht qëndrimit të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, se do t’i dal zot asaj marrëveshjeje, disa prej deputetëve të partisë së tij vazhdojnë të kenë qëndrim refuzues.

Ka edhe nga ata që nuk besojnë se Thaçi do të kandidoj për president, gjë që hedhet poshtë nga zyrtarë të lartë të PDK-së.

Ata nuk shohin kurrfarë alternative tjetër, pos zbatimit të marrëveshjes. Në të kundërtën nuk e përjashtojnë mundësin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tyre i takon partnerit të koalicionit që t’i siguroj votat gjatë zgjedhjes së presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat