Jabllanoviq: Gjakovarët fyen serbët

Lajme

Jabllanoviq: Gjakovarët fyen serbët

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 19:39

Presidenti i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq, i ka bërë thirrje kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilës, që ta dënojë ashpër “sulmin e sotëm që shqiptarët e kanë bërë kundër serbëve, të cilët kishin jetuar në qytetin e Gjakovës, e që erdhën si pelegrinë”.

Jabllanoviq, në deklaratën e tij, e ka kujtuar vizitën e tij si ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ku i ishte ndaluar vizita në kishë nga nënat gjakovare që i kanë humbur të afërmit gjatë luftës së fundit. Ai i pati quajtur “egërsira” gratë që provuan ta ndalojnë ish-ministrin në vizitën e tij.

Sipas tij, “sulmi i radhës në Gjakovë ka për qëllim që të fyejë serbët e dëbuar nga ai qytet”, dhe se kjo “reflekton në nivelin e demokracisë që ka Kosova si dhe në tolerancën që ka për të drejtat e pakicave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat