Komandantët e luftës, do të hetohen edhe nga bashkëluftëtarët!

Lajme

Komandantët e luftës, do të hetohen edhe nga bashkëluftëtarët!

Nga: Arben Sylejmani Më: 18 gusht 2015 Në ora: 17:24

Gjykata speciale e ka nisur konstituimin e saj, madje edhe me policë hetues nga Kosova. Policët e ftuar që të jenë pjesë e hetimeve të krimeve, hezitojnë ti bashkohen ekipit ndërkombëtar, pasi e shohin si problem etik. Ata dyshojnë se mund të akuzohen për hetim të miqve, shokëve, bashkëluftëtarëve, dhe madje se mund të cenohet raporti që shënjohet me sintagmën e ish grupeve ilegale: ‘shokët e idealit’.
Kjo është një prej sfidave që ka zgjidhur dot drejtësia në Kosovë, përveç atyre që ish ‘komandantët e luftës’, kishin pushtetin dhe ndikimin e mjaftueshëm të parandalonin apo shtrembëronin çdo hetim serioz.

Ftesa për bashkëveprim

Edhe pse në Ministrinë e Drejtësisë nuk japin përgjigje lidhur me konstituimin e Gjykatës Speciale, pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës, gazeta “Bota sot” ka marrë një informacion se mund të ketë edhe oficer hetues nga Policia e Kosovës për të hetuar krimet e supozuara gjatë luftës në Kosovë, të cilat do të hetohen nga Gjykata Speciale.
Informacioni vjen nga një pjesëtar i brendshëm i Policisë së Kosovës. Ai nuk ka dashur të identifikohet, por në një bisedë private me njërin nga gazetarët e “Bota sot”, ka thënë se është thirrur dhe i është kërkuar për të qenë si pjesëtar në hetimet e Gjykatës Speciale për krime të supozuara.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat