Sot ka ndërruar jetë Hajriz Kastrati, babai i gazetarit të vrarë të gazetës “Bota sot”, Bekimit.
Për vdekjen e tij ka shkruar Fadil Geci, deputeti i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga Drenica pas luftës, bashkëpunëtori i dr. Ibrahim Rugovës që nga themelimi i LDK-së, e deri në vdekjen e tij.
Ai thotë se familja Geci e ka përjetuar rëndë vdekjen e tij, por edhe vrasjen e gazetari Bekim Kastrati.
Postimi i plotë:
Paska ndërruar jetë sot Hajriz Kastrati, një burrë i madh i këtij kombi.
Ai ka qenë baba i Bekim Kastratit, gazetarit të njohur, i cili ishte vrarë në një pritë nga ata që nuk ia duan të mirën këtij vendi.
Familja jonë, atëherë dhe sot e ka përjetuar rënd humbjen e Bekimit, ashtu si edhe sot vdekjën e babës së tij.
Një familje e tillë është vlerë në shoqërinë tonë.
E bekuar qoftë familja Kastrati dhe trashëgimtarët e saj,
Dritë shpirti i Hajrizit,
Familjes dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta!
Fadil Geci - Vëllezërit Geci !