Quni: Asociacioni që e pranoi Kurti është shtet brenda shtetit

Aktuale

Quni: Asociacioni që e pranoi Kurti është shtet brenda shtetit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 22:04
Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur në lidhje me Asociacionin.

Sipas tij, Asociacioni që e pranoi Kurti, është shtet brenda shtetit dhe LDK e konsideron si të tilëë.

“Si një luftëtar që fuqishëm e ka kundërshtu çështjen e Asociacionit, të cilën ai e ka qujtur me terma sllavë Zajednica.

Ne tani vijmë në një situatë në bazë të marrëveshjes së Ohrit jo që është luftu Zajednica, por kjo Zajednicë edhe është avancu dhe tani ne si LDK e konsiderojmë që ai e ka sjellë një autonomi brenda Kosovës, një shtet brenda shtetit”, tha Quni në Pressing.

“Për atë që luftonte në të kaluarën si opozitë, që e quante bosnjizimi i Kosovës, jo që e neutralizoi apo e zhduki, ai në fakt tani po shprehem në gjuhën e tij e sjelli Ukrainën…”, ka thënë deputeti Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat