Ditëve të fundit shihet një relaksim raportesh mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Krejt kësaj i ka prirë një darkë punë e ftuar nga kryeministri Albin Kurti, e në të cilën ka marrë pjesë vetëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi
Pas takimit, Kurti dhe Krasniqi u deklaruan para medieve se janë dakorduar qe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por jo edhe për datën e zgjedhjeve.
E sot në një konferencë për media, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se do t’ia bëjë ‘argatin’ Vetëvendosjes për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Sipas Hamzës, votimi i këtyre marrëveshjeve është në interes të shtetit të Kosovës.
Për relaksimin e këtyre raporteve PDK-VV, ka folur deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
Sipas tij, zgjedhjet janë shpëtim për Albin Kurtit.
Ai ka theksuar Qeveria Kurti i ka bërë dëme të mëdha shtetit të Kosovës.
‘Do të ishte vetëvrasje politike për Albin Kurtin nëse e pranon themelimin e Asociacionit, prandaj zgjedhjet janë shpëtim për të’, ka thënë Berisha.