New York Times: Gjykata Speciale parakusht për pajtimin në Ballkan

Lajme

New York Times: Gjykata Speciale parakusht për pajtimin në Ballkan

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 22:12

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë për aprovimin e ligjeve që i hapin rrugë formimit të Gjykatës Speciale.

Prestigjiozja New York Times shkruan se themelimi i Gjykatës Speciale, është një parakusht për pajtimin në Ballkan pas luftërave të përgjakshme në vitet e 90’ta.

“Parlamenti i Kosovës ka amandamentuar Kushtetutën që i hapë rrugë krijimit të gjyqit për krimet e luftës, ku pritet të akuzohen disa shqiptarë etnik për krime lufte. Kjo lëvizje, nga shumë fuqi botërore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, shihet si një parakusht jetik për pajtimin në Ballkan”, shkruan NYT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat