Nje votim ne interes te Kosoves!

Lajme

Nje votim ne interes te Kosoves!

Nga: Sali BERISHA Më: 3 gusht 2015 Në ora: 21:53

Te dashur miq, sot Parlamenti i Kosoves votoi amendamentet kushtetuese qe i hapin rruge ngritjes se Gjykates Speciale per hetimin e krimeve te luftes ne Kosove. Ky ishte nje akt kurajoz, burreror, i pergjegjshem, me te cilin mazhoranca e Parlamentit te Kosoves ju pergjigjet ligjit nderkombetar, detyrimeve nderkombetare te Kosoves se lire dhe te pavarur, ne perputhje me interesin e saj.

Ky eshte mesazhi me i mire qe autoritetet e Kosoves ju derguan SHBA-ve dhe aleatve e miqve te Kosoves ne BE dhe ne bote. Keto ndryshime kushtetuese dhe ngritja e Gjykates Speciale nuk mund te zbehin kurre vepren e pavdekshme te UÇK-se, djemve dhe vajzave te lirise, komandanteve legjendar te saj, qe me guximin, vetmohimin, heroizmin sakrificen, gjakun e tyre shkruan kapitullin me te ndritur te historise tone kombetare qe nga luftrat e Skenderbeut gjer sot! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat