Qosja kundër Skënderbeut, e fsheh urrejtjen tek Kadareja!

Lajme

Qosja kundër Skënderbeut, e fsheh urrejtjen tek Kadareja!

Nga: Mimozë Lakna Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:57

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, sërish është vënë në shënjestër të sulmeve të Rexhep Qosjes.
Rexhep Qosja thotë se Ismail Kadare, bën thirrje që shqiptarët të ndërrojnë fe. “Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra?”, pyet Qosja dhe më pas sulmon qëndrimet e shkrimtarit shqiptar.

Deliri i madhështisë

Për analistin Skënder Zogaj, Rexhep Qosja e ka humbur moti busullën njerëzore dhe është duke u sjellë si miza pa krye, e cila ka nevojë me i zbrazë mllefet e veta diku.
“Deliri i madhështisë së rreme që ia kanë dhënë dikur të tjerët dhe, dëshira e flaktë për të qenë ai që dikur ia kanë thënë të tjerët, tash i është bërë sëmundje obsesive dhe ky është shkaku që Qosja nuk i duron figurat e mëdhaja, si Ismail Kadare. Kjo është arsyeja që Qosja me stupc në krah, si një i lajthitur, merr yrysh dhe prezantohet nëpër do media që, po tregohen dashamirëse ndaj tij, por në fakt po e dëmtojnë sepse, po ia nxjerrin në pah mjerimin shpirtëror”.
Zogaj vlerëson se, rivaliteti i Qosjes ndaj Kadaresë është i mirënjohur dhe opinion i gjerë e din se, Qosja e ka humbur garën, sepse Kadare është kampioni.
“Qosja e sulmon Kadarenë nga inati personal, por Kadaresë nuk mund t’ia mohojë vlerat që dihen se i ka - është figura e parë dhe më emblematike e letërsisë shqipe, shkrimtari më i madh shqiptar, i pranuar nga elita botërore e shkrimtarëve, kandidat për çmimin Nobel, më i përkthyeri në gjuhët e huaja dhe më i lexuari shqiptar në planetin tonë...”, shprehet ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat