Haradinaj: Sondazhet na pasqyrojnë me 19%

Lajme

Haradinaj: Sondazhet na pasqyrojnë me 19%

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 21:44

(E plotësuar)- - Ramush Haradinaj foli për përqindjen që si AAK e kanë në teren.
Duke mos dashur të përmend se cili institucion e ka bërë matjen, Haradinaj tha:

“Një institut i huaj i cili asnjëherë nuk ka gabuar na ka nxjerrë neve me 19%. Nuk mundem ta përmend emrin e institutit. Ajo matje nuk ka qenë as e paguar as asgjë.”

​Haradinaj: Nga shtatori do të ketë tema tjera, përfshirë edhe zgjedhjet

Themelimi ose jo i Gjykatës Speciale sipas Liderit të AAK-së Ramush Haradinajt nuk e rrëzon Qeverinë e Kosovës që përbëhet nga LDK dhe PDK.

Sipas tij Qeverinë e rrëzon mos suksesi në ekonomi dhe në luftën e korrupsioni.

Haradinaj ka thënë në emisionin debat në transmetuesin publik ka thënë se prej se ka ardhë në pushtet ky koalicion asgjë nuk ka lulëzuar.

Ai tha se pas të hënës do të jetë një heshtje dhe qetësi dhe në shtator do të fillojnë diskutimet ku Haradinaj ka përmendur edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve.

Kjo sipas tij është mënyra më e mirë që të dilet nga kjo gjendje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat