Imigrantët dhe muri ndarës në kufirin hungarez

Lajme

Imigrantët dhe muri ndarës në kufirin hungarez

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:48

Qindra mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme në përpjekje për t’u shpëtuar luftimeve dhe varfërisë, kalojnë Mesdheun në kërkim të një jete më të mire në Evropë. Një prej rrugëve të imigrimit është ajo Greqi-Maqedoni-Serbi me synim Hungarinë, si vend i BE-së dhe me destinacion përfundimtar Evropën veriore. Serbia është e shqetësuar se mund të ndeshet me një katastrofë humanitare në se Hungaria mbyll kufirin deri në fund të gushtit dhe dhjetra mijëra refugjatët mbeten të bllokuar brenda saj.

Në një zonë me shkurre përreth një fabrike të vjetër me mure tulle në Serbinë veriore, një grup sirianësh dhe afganësh qëndrojnë nën hijen e pemëve, mes mbeturinave që kanë lënë të tjerë para tyre, në pritje që të bjerë nata dhe të kalojnë kufirin me Hungarinë, drejt Bashkimit Europian. Çdo ditë, një ekip mjekësh nga grupi “Mjekët pa kufij” vijnë për t’u ofruar ndihmë mjekësore imigrantëve të dërrmuar nga udhëtimi që mund të zgjasë për muaj të tërë, para se ata të arrijnë në brigjet europiane relativisht të sigurta.

Një burrë që ka ardhur nga Siria e shkatërruar nga luftimet, thotë se synimi i tij është që të studjojë, të gjejë një punë, si dhe t’i shpëtojë dhunës:

"Do të shkoj në Hungari, pastaj në Austri dhe më pas në Gjermani, sepse dua të ndjek universitetin. Në Siri ka probleme kudo: është ushtria e Assadit, ISIS-i, Al kaida…”.

Hungaria thotë se pas një muaji do ta mbyllë kufirin me Serbinë, me një mur katër metra të lartë dhe me një gjatësi prej 175 kilometrash, për të mos i lejuar imigrantët të hyjnë në të.

Kjo situatë, përbën kërcënim për Serbinë, një vend i papërgatitur për të përballuar këtë situatë.

Një ekspert për imigracionin i krahasoi pasojat e mundshme me portin francez Calais, ku që nga qershori mendohet të kenë vdekur 9 imigrantë, në përpjekje për të hyrë në tunelin që lidh Francën me Britaninë në ngushticën e La Manshit.

Por në Serbi, pasojat do të ishin në një shkallë shumë të lartë, thotë Rados Djurovic, Drejtor i Qendrës për Mbrotjen e Imigrantëve, një organizatë lokale jo-qeveritare.

Në Kale, janë grumbulluar në kampe rreth 3 mijë imigrantë, në përpjekje për të kapërcyer kanalin drejt Britanisë; nga Ballkani, mendohet se kanë hyrë mbi 100 mijë imigrantë të paligjshëm në Hungari.

Ndërsa gardhi nuk ka shumë gjasa që t’i ndalë shumë prej tyre, të paktën ka për ta ngadalësuar kalimin, duke krijuar grumbuj të mëdhenj imigrantësh në Serbinë veriore, ndërsa afron stina e dimrit, kur temperaturat shkojnë nën zero. Imigrantët hyjnë në Serbi nga fqinji i saj, Maqedonia, me një ritëm prej mbi 1 mijë vetë në ditë.

Rados Djurovic, i Qendrës për Mbrotjen e Imigrantëve, thotë se disa imigrantë mund të shkojnë jo në Serbi, por drejt lindjes, në Rumani, ose në perëndim, drejt Kroacisë të dyja vende të BE-së, por asnjëri prej tyre anëtar i zonës së Shengenit; kjo e bën Hungarinë një vend tërheqës dhe kjo është arsyeja që shumë imigrantë qëndrojnë në Serbi, në pritje për të gjetur rrugë kalimi drejt Hungarisë.

Sipas rregullave të BE-së, në se një imigrant hyn në Kroaci, apo Rumani, duhet të kthehet po atje në se shkon më pas në ndonjë tjetër vend të bllokut, duke i nzjerrë ata përsëti jashtë Shengenit. Shumë prej tyre mendohet se e bëjnë udhëtimin në fshehtësi.

Deri tani, këtë vit 93 mijë vetë kanë kërkuar strehim të Hungari, para se t’i shpëtojnë atutoriteteve dhe të shkojnë drejt perëndimit, në vende më të pasura të Europës Perëndimore dhe Veriore, si Gjermania:

"Para së gjithash, ata shkojnë në vendet e Evropës veriore, ose perëndimore, si Gjermania, Austria, Suedia, Norvegjia, disa shkojnë në vendet e Beneluksit, ( Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu) dhe vetëm një numër i vogël shkojnë në Britani” - thotë Rados Djurovic.

Aleksandar Vulin, ministri i qeverisë serbe i ngarkuar me këtë detyrë, thotë:

"Kam frikë, se do të përballemi me një katastrofë humanitare, kur mijëra njerëz që duan të largohen nga Serbia nuk do të mundet ta bëjnë dot këtë.”

Qeveria thotë se është duke shpenzuar 15 mijë euro në ditë si ndihmë për imigrantët dhe se ka hapur një qendër të re pritjeje në jug të vendit.

Por nuk dukem gjurmë të ndihmës qeveritare në qytetin verior të Suboticës, ku gjatë kësaj jave dhjetra imigrantë kanë fjetur në dyshemenë e ndotur në një fabrike 100 vjeçare dhe nëpër shkurret rreth e rrotull, duke u larë nëpër çezmat e rrugëve.

Serbia, me një shoqëri të mbyllur dhe ku shumica e popullsisë janë të varfër, është befasuar nga dyndja e imigrantëve nga Lidnja e Mesme dhe Azia; qeveria druhet se kjo gjendje do të shkaktojë probleme sociale.

Djurovic i Qendrës për Mbrotjen e Imigrantëve paralajmëroi se imigrantët e paligjshëm mund të grumbullohen në një zonë të krijuar për ta, në se qëndrojnë gjatë në Serbi, ku kanosen nga policia e korrptuar dhe bandat e krimit të organizuar.

Kryeministri i djathtë hungarez Viktor Orban, thotë se politikat e imigracionit të BE-së nuk funksionojnë si duhet dhe se fluksi i imigrantëve kryesisht myslimanë rrezikon të prishë identitetin e bllokut. Ai kërkon që gardhi të ndërtohet brenda 31 gushtit.

Ministri serb Vulin thotë se Serbia po i kërkon BE-së ku Beogradi kërkon të anëtarësohet, që ta ndihmojë për fluksin e imigrantëve, por u ankua se grupi po e zvarris ndihmën.

Zyrtarët evropianë i hodhën poshtë kritikat, dhe thonë se janë në përfundim të planeve për një program ndihmash prej 8 milinonë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, duke filluar nga shtatori. Një zëdhënëse tha se Serbia po ashtu mund të marrë ndihma humanitare afatshkurtër, si ato të vitit 2014, gjatë vërshimeve shkatërrimtare./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat