I refuzohet azili në Gjermani, 22-vjeçarja nga Kosova tenton të vetëvritet

Lajme

I refuzohet azili në Gjermani, 22-vjeçarja nga Kosova tenton të vetëvritet

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 11:08

Një vajzë 22-vjeçare nga Kosova gjatë pasdites së djeshme ka tentuar të vetëvritet pasi i është refuzuar kërkesa për azil politik në Gjermani. 22-vjeçarja është ngjitur në çatinë e qendrës së azilantëve në Fichtelsee të Fichtelbergut, dhe me një thikë në dorë ka kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje, shkruan nordbayerischer-kurier.de. Ajo është shprehur se më mirë e vdekur në Gjermani se sa gjallë në Kosovë.

Pas dy orësh përpjekje të policisë dhe të disa zyrtarëve gjermanë, vajza ka zbritur nga çatia. Në vendin e ngjarjes ishin mbledhur afër 50 forca shpëtimi, duke filluar prej zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimit, policia, emergjenca dhe një prift, të cilët u kujdesen edhe për familjen, transmeton shekulli.

E reja kishte 18 muaj që ishte në Gjermani së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit e saj, dhe jetonin në një dhomë në qendrën e azilantëve afër Fichtelsee. Vëllai i saj është shprehur se 22-vjeçarja ka lënë në Kosovë bashkëshortin e saj të dhunshëm, i cili e kishte kërcënuar se do të vriste atë dhe familjen.

Për këtë arsye ata vendosen të largohen nga Kosova. Familja kishte ardhur nëpër Hungari deri në Gjermani, por kërkesa e tyre për të fituar të drejtën e azilit është refuzuar. Aktualisht familja ka bërë një padi kundër refuzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat