Mplakja e popullsisë në Suedi bën që të huajt të gjejnë punë më lehtë

Lajme

Mplakja e popullsisë në Suedi bën që të huajt të gjejnë punë më lehtë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 23:00

Mediat suedeze raportojnë se pa një numër të mjaftueshëm të punëtorëve të huaj në sektorin e shërbimeve, Suedia nuk do të mund të funksiononte

Suedia ka mungesë të fuqisë punëtore. Të dhënat e fundit zyrtare të autoriteteve suedeze tregojnë se gjithnjë e më shumë të huaj punësohen në këtë vend. Shkak i kësja situate të krijuar është mplakja e popullsisë vendase. Mediat suedeze shkruajnë se në qershor të këtij viti janë punësuar 16.800 të huaj.

Johan Bissman nga Zyra e Punësimit tha se shumica e të huajve punësohen në sektorë që duan kualifikim të ulët, por nevojat janë edhe për të arsimuar. “Gjithashtu, ka nevojë për ekonomistë dhe inxhinierë. Prandaj, ka kërkesë të madhe për të diplomuarit e huaj. Ishim të pasuksesshëm për tërheqjen e njerëzve të tillë, por jemi përmirësuar sa i përket këtij aspekti”, tha Ulf Lindberg nga Shoqata e Punëdhënësve Almega.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat