Arsyet pse Shqipëri-Serbi zhvillohet në “Elbasan Arena”

Lajme

Arsyet pse Shqipëri-Serbi zhvillohet në “Elbasan Arena”

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 20:56

Federata e Futbollit Shqiptar ka njoftuar se UEFA ka kërkuar siguri të plotë gjatë ndeshjes ndaj Serbisë që zhvillohet në tetor dhe se për këtë arsye ka kërkuar që takimi të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
“Në lidhje me organizimin e ndeshjes eliminatore te Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’, që do të luhet në Shqipëri, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium, ku luhet për herë të parë”, ka sqaruar FSHF-ja, transmeton Koha.net.

“Stadiumi ‘Elbasan Arena’, ka dhënë prova të suksesshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s, stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare”.

“Federata Shqiptare e Futbollit e mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA-s, duke pasur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj për shkaqe që dihen. Për këtë arsye, ajo vendosi që takimin Shqipëri – Serbi, ta organizojë në ‘Elbasan Arena’”, thuhet më tej në komunikatë.

Ndërkohë, në muajin nëntor, FSHF do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën me agjencitë ligjzbatuese për të siguruar plotësisht, ecurinë normale të kësaj ndeshjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat