Lirohet djali i kryetarit të Bujanocit

Lajme

Lirohet djali i kryetarit të Bujanocit

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 22:42

Në një aksion të policis javën e kaluar, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë janë arrestuar 15 persona, ne mesin e të cilëve edhe djali i kryetarit të KKSH-së, njëherit kryetarë i KK Bujanocit Fatlum Musliu.

Sipas Ministris së punëve të Brendshme të Sërbisë aksioni i policisë kishtë të bëjë me parandalimin e tregëtis ilegale dhe kontrabandës me migrantë si dhe lëndëve narkotike, ku në mesin e të arrestuarve ishte edhe një polic.

Pas arrestimit të Fatlumit nga Konçuli, babai i tij Jonuz Musliu menjëherë kishte deklaruar, se familja e tij është në shënjestër të Beogradit, kështu duke reaguar në emër të KKSH-së, dhe LPD-së. BujanociNet sot ka mësuar se Fatlum Musliu është liruar nga mbajtja në arrest, por që informacione më të hollësishme nuk ka.

Jo-zyrtarisht është mësuar se nga paraburgimi është liruar edhe një tjetër person nga po i njejti fshat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat