Sot i jepet lamtumira e fundit ish pjesëtarit të UÇK-së, Uliks Bicurri

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit ish pjesëtarit të UÇK-së, Uliks Bicurri

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 08:06

Këshilli organizativ i Brigadës "137 Gjakova", sot ka organizuar mbledhja komemorative për bashkëluftëtarin e ndjerë Uliks Bicurri, i cili dje ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit me rrymën.

Po ashtu, sot pasdite do të bëhen homazhe në foajen e pallatit të Kulturës.

I ndjeri, Uliks Bicurri ka qenë ish pjesëtarë i UÇK-së, dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares. Pas mbarimit të luftës ai ishte angazhuar në TMK, për tu angazhuar në KEDS disa vite më vonë. Ai pas vetes ka lënë bashkëshorten Valentinën, djalin Adolf dhe vajzën Orhidean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat