Vapa e madhe: Në vend të pishinës ja ku freskohen qytetarët në Prishtinë?

Lajme

Vapa e madhe: Në vend të pishinës ja ku freskohen qytetarët në Prishtinë?

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:59

Vapa e madhe ka përfshirë tashmë Kosovën, rajonin, por siç edhe Evropën. Si pasojë e kësaj vape, njerëzit detyrohen që të freskohen në shatërvanë që gjenden nëpër qytet.

Këta persona shihen në Prishtinë, të cilët nga vapa e madhe kanë gjetur edhe shatërvanin ta shfrytëzojnë në vend të “pishinës”, në mënyrë që të freskohen sadopak.

Kjo javë pritet të karakterizohet me temperatura të larta, të cilat e kanë burimin nga Afrika Veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 e 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, nga dita e hënë deri të mërkurën, do të sillen mes 31 deri në 35 gradë Celsius.

Rritja e lartë e temperaturave ka bërë që të shtohet edhe numri i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në Kosovë.

Pranë Qendrës Emergjente në Prishtinë është rritur për rreth 3 për qind numri i pacientëve të cilët paraqiten nga vapa e madhe./N.Sh/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat