Ferizi: Praktikës së vrasjeve dhe shantazheve po i vjen fundi me Gjykatën Speciale

Lajme

Ferizi: Praktikës së vrasjeve dhe shantazheve po i vjen fundi me Gjykatën Speciale

Nga: Mimozë Lakna Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:57

Beteja e Loxhes hyn në radhën e përballjes së parë serioze,profesionale,të koordinuar dhe institucionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës të udhëhequra nga komandanti kolonel Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja, Sali Celaj, Rrustem Bruqi, Fadil Hadergjonaj kundër makinerisë vrastare Serbo-Sllave. Kështu vlerëson, Osman Ferizi, ish bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i heroit Sali Çekaj.

Ai thotë se, në këtë përballje dominoi disiplina,komanda dhe morali i lartë të cilat u kurorëzuan me suksese duke i dëbuar forcat Ushtarako- Policore Serbe nga fshati Loxhe.

“Kjo betejë që në bazë të efektit dhe rezultatit që tregoi do të shënohet në historinë e Kosovës si një nga krye betejat që na bënë të ndihemi krenarë. Tani e 17-vite është tentuar që kjo beteje të anatemohet, anashkalohet, të heshtet dhe të minimizohet nga krerët PDK-së për qëllimet e tyre djallëzore, karrieriste , kriminale ,spekuluese për deformimin e të vërtetave. Në këtë betejë bien për të mos vdekur kurrë Rrustem Bruqi, ish veprimtarë, ish pjesëtarë i Grupit Gueril të Dukagjinit që drejtohej nga Sali Cekaj,Lumni Surdulli-ish eprorë dhe Enver Alaj- ish luftëtarë i orëve të para të UÇK-së,gjaku i tyre i rënë në themelet e Atdheut trasoi rrugën e lirisë,shtoi moralin dhe radhët e UÇK-së”, thotë Ferizi për “Bota sot.

Ferizi e konsideron të rëndësishëm formimin e Gjykatës Speciale për këtë arsye:
“Unë mendoi që duhet në mënyrë shumë profesionale dhe shkencore të studiohet dhe analizohet lufta e fundit e Kosovës,në mungesë të institucioneve reale,fakteve,individëve dhe skenarëve që i deformuan ,kërcënuan ,shantazhuan,vranë dhe likuiduan shumë veprimtarë në mbrojtje të kauzës së tyre FALLCO se ata ishin çlirimtarët,kësaj praktike si duket po i vie fundi dhe këtë duhet fortë të mbështetet formimi i Gjykatës Speciale përkundër të metat që do ti ketë”, potencon ai.

Sipas tij, Beteja e Loxhes si beteja e parë nga institucionet e Kosovës të drejtuara nga Komandanti Suprem dr. Ibrahim Rugova dhe Komandant Kolonel Tahir Zemaj ka një parapërgatitje që daton që në vitin 1991 kur filloi stërvitja e grupeve të para në Shqipëri(Surel).

“Si qëllim të vetëm parapërgatitje për luftën e armatosur që ishte e pashmangshme,në këto akte dhe veprime ishin drejtuesit kryesorë dhe më besnik të Atdheut si Sali Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti që në zona të ndryshme të Kosovës për vite ushtronin aktivitete Guerile në zonat e Dukagjinit,Drenicës dhe Llapit. Urojmë që e vërteta historike dhe faktike të dalë në drite dhe ti jepet fund abuzimeve me kontributin dhe gjakun që kanë dhënë djemtë më të mirë të Kombit. Lavdi të përjetshme për heronjtë si Rrustem Bruqi,Lumni Surdulli,Enver Alaj dhe komandantin që drejtoi këtë operacion luftarak heroi e kombit te vrare tradhëtishtë Kolonel Tahir Zemaj”, përfundon Osman Ferizi, ish bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i heroit Sali Çekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat