Intervista e fundit , Jeta e Valdet Gashit përkrah ISIS: Kam mall vetëm për nënën dhe vajzat

Lajme

Intervista e fundit , Jeta e Valdet Gashit përkrah ISIS: Kam mall vetëm për nënën dhe vajzat

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:03

Rreth dy javë para se të vdiste si luftëtar i ISIS në Siri, kikboksieri kosovar Valdet Gashi ka dhënë për portalin e kantonit zviceran Ticino, një intervistë ekskluzive.

I kontaktuar nga gazetarja Annette Hirscheberg, 29-vjeçari kosovar tregon detaje të jetës së tij në Shtetin Islamik, duke mos fshehur mallin për dy vajzat e tij e nënën.

Valdet Gashi jetonte në qytetin sirian Manbij, qytet i kontrolluar nga ISIS, e detyra e tij kryesore ishte patrullimi përgjatë lumit Eufrat, ndihma e siguria e personave civil.

“Kur kam mbërritur në Siri, tregon Gashi, më kanë regjistruar të dhënat personale, më kanë marrë gjak për të identifikuar nëse vuaj nga ndonjë sëmundje dhe më kanë bërë disa pyetje. Jeta në Siri është më mirë sesa e prisja. Nuk më mungon asgjë, që nga merendinat Kinder e deri tek cerealet Kellog’s. Jam kaq i lumtur që nuk ndodhem më në Europë. Këtu mbretëron Sheriati e Allahu 100% dhe e vetmja gjë që më mugon është nëna ime dhe dy vajzat.”

Pyetjes së gazetares se çfarë mendon për aktet e dhunshme të luftëtarëve të ISIS, Valdet Gashi i përgjigjet se “janë ngjarje që ndodhin mjaft rrallë, vetëm kur verifkohen raste vrasjeje, përdhunimi o dezertim. Ndaj tyre Sheriati përcakton dhe dënimin me vdekje.”

Dita e tij tipike si luftëar i ISIS parashikonte nëntë orë punë si ruajtës kufiri përgjatë lumit Eufrat, luftonte kontrabanduesit e garantonte sigurinë e personave civilë.

“Na garantohet jetesa, fjetja, veshja, vazhdon tregimi i Gashit, e na jepet një sasi e vogël parash për nevojat tona”.

Për mediat zvicerane, Valdet Gashi, është një figurë e njohur. Rezidentë në Singen të Gjermanisë, pak kohë para se të nisej në Siri ai kishte hapur në qytetin e Ëinterthur në Zvicër, një shkollë të sporteve luftarake ku stërviste sipas rregullave të sheriatit me teknikën e quajtur MMA SUNNA (Mixed Martial Arts), e cila ndalon gratë, fyerjet, sharjet e muzikën.

Supozohet se të paktën tre luftëtarë të ISIS, janë përgatitur e stërvitur në këtë shkollë nga kosovari Valdet Gashi.

Sipas televizionit zviceran SRF, Valdet Gashi ka braktisur jetën e tij si kampion i arteve marciale në janar të 2015, por nuk dihet saktësisht koha kur ai kë hyrë në territorin e Shtetit Islamik.

Në 18 mars të 2015 në proflin e tij në facebook, Valdet Gashi publikon një foto në xhaminë kryesore në Yala, të Tajlandës. Në Bangkok e Tajland, Valdet Gashi udhëtonte shpesh për punë e konsiderohej si një kampion i nderuar i arteve marciale, duke trajnuar e përgatitur sportistë të rinj në sporti Mai Thai, në të cilin ai vetë kishte qënë dy herë kampion.

Themeluesi e promotori i Elite Boxing në Bangkok pas lajmit se kampioni kosovar Valdet Gashi ishte kthyer në një luftëtar të Shtetit Islamik ka komentuar se në palestrën Elite Fight Club ku ai kishte trajnuar disa herë e ku sërviteshin si të krishterë, hebrenj e budistë, Valdet Gashi ka treguar gjithnjë shumë respekt për çdo kënd e nuk bënte propagandë as politike e as fetare.

Më datën 3 qershor 2015, Valdet Gashi në profilin e tij në facebook shkruan:”Mos gjykoni pa njohur historinë.”

Një ditë më vonë, më 4 qershor 2015, po në facebook e njëkohësisht në instagram Valdet Gashi komenton:

“Ndihmës apo luftëtar? Për të gjithë ata që më fyejnë e flasin keq për mua, nëse më njihni vërtet e dini se unë nuk bëj asnjë budallallëk..”

Dhe pse lajmi për vdekjen në Siri të kosovarit Valdet Gashi u bë publik vetëm një ditë më parë, për mediat zvicerane vrasja e tij ka ndodhur disa ditë më parë në rrethana ende të paqartësuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat