Rusia: Kjo armë e re na bën superiorë

Lajme

Rusia: Kjo armë e re na bën superiorë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 11:59

Rusia është krenuar se ka arritur një sukses të madh në betejën teknologjike.

Forcat e armatosura të Vladimir Putin thonë se janë në gjendje të ‘fikin’ satelitët ushtarakë dhe armët e tjera të armiqve.

Sistemi i ri do jetë në gjendje që të bllokojë sistemet udhëzuese të raketave dhe armëve të tjera të precizionit të lartë.

Prodhuesit thonë se kjo armë e re mund të përdoret në tokë, ajër dhe det.

Grupi rus Radio-Electronic Technologies thotë se arma e re mund të shënjestrojë avionët, anijet dhe satelitët ushtarakë, duke e nxjerrë armatimin jashtë funksionit.

“Nuk është një armë që bazohet tek satelitët pasi kjo ndalohet me ligjin ndërkombëtar. Ne i bindemi këtij ligji,” tha një zyrtar i kompanisë.

Ai nuk dha detaje se si mund të merret kontrolli mbi satelitët ushtarakë perëndimorë apo mbi raketat.

Kjo armë e re e Rusisë vjen në një kohë kur tensioni me Perëndimin mbetet i lartë.

Disa analistë thonë se kjo është një tjetër Luftë e Ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat