“ALLED” prezanton projektin për edukim të lartë dhe kualifikimi nacional

Lajme

“ALLED” prezanton projektin për edukim të lartë dhe kualifikimi nacional

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:01

Është prezantuar projekti për arsim “Aligning Education with Lobour Market Needs”- ALLED, i cili financohet nga Unioni Evropian dhe implementohet nga Agjencitë Austriake për Zhvillim në bashkëpunim me MASHT, që si qëllim ka forcimin dhe ngritjen e kualitetit të programeve mësimore dhe harmonizimin e tyre më kërkesat e tregut të punës si parakusht për rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik.

Zenun Halili, këshilltarë i lartë i ministrit të Arsimit tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin tone, pasi që Kosova ka popullatën më të re por edhe shkallën më të lartë të papunësisë.

“MASH si partner kyç është duke ndërmarr hapa konkret në zhvillimin e arsimit të lartë, ku përfshin reformën në legjislacion, autonominë dhe llogaridhënien e universiteteve, financimin e arsimit të lartë dhe orientimin e programeve studimore me tregun e punës. Të gjitha këto reforma do të ndikojnë në rritjen e standardit dhe cilësisë se arsimit të lartë në Kosovë”, tha Halili.

Gjithashtu ai gjatë konferencës foli edhe për sfidat që MASHT që ka si qëllim të arrij.

“Përpos të arriturave ne kemi edhe disa sfida për të cilat do të punojmë në vazhdim. Disa prej tyre janë edhe studimi për tregun e punës , i cili duhet të na informoj për planifikimet dhe zhvillimin e programeve studimore, profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë, ligji për profesionet e rregulluara, mbrojtja dhe garantimi i standardëve për disa profesione të rëndësishme, sistemi i menaxhimit të informatave në arsimin e lartë, formula e financimit, bashkëpunimi me bizneset dhe industritë etj”, shtoi Halili.

Ndërsa Christof Stock, shef i zyrës së operacioneve të BE-së në Kosovë, ka thënë se pa cilësi të arsimit të lartë, nuk ka zhvillim ekonomik në Kosovë.

Stock ka theksuar se vetëm gjatë vitit 2014, në Kosovë papunësia është rritur deri në rreth 35%, duke shtuar se ky fakt qartëson rëndësinë që ka ky projekt.

”Mendoj se kjo është e qartë për rëndësinë e projektit me nevojat e tregut të punës”, ka thënë Stock.

Projekti ALLED përforcon kualitetin dhe rendësin e programeve edukuese duke lidhur atë me tregun e punës dhe duke u përkushtuar në punësimin dhe zhvillimin ekonomik. Si qëllim i projektit është avancimi i korporatave dhe dialogut ndërmjet institucioneve edukuese dhe partnerëve social. Po ashtu projekti ka për qëllim të arrijë forcimin e lidhjes ndërmjet shkollave të mesmeve dhe të plotësoj nevojat e tregut të punës si dhe përmirësimin e kualitetit të metodave praktikuese për trajnime dhe mësim në shkolla dhe institucione arsimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat