Inspektori komunal e priti në duar të riun që tentoi të bënte vetëvrasje

Lajme

Inspektori komunal e priti në duar të riun që tentoi të bënte vetëvrasje

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:20

I riu cili i tentoj të vetëvritej duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë së tij në Prishtinë, në momentin e hedhjes ra në duar të inspektorit komunal Kushtrim Dakaj.

Ngjarja e cila ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet, u pa edhe nga disa inspektorë komunal të Prishtinës të cilët rastësisht po kalonin andej në momentin kur i riu u hodh nga kati i tretë i shtëpisë së tij.

Madje ai pas hedhjes ra në duart e inspektorit, Kushtrim Dakaj, tregojnë për Gazetën Express dëshmitarë të rastit.

Dakaj dhe inspektorë të tjerë e vërejtën tentimin për vetëvrasje të të riut, rreth 30 vjeçar, kur dëgjuan thirrjet dhe përpjekjet e babait dhe familjarëve tjerë të tij për të mos u hedhur.

Dëshmitarët thonë se nëse i riu shpëton nga ky veprim vetëvrasës atëherë kjo ndodhë për shkak se inspektori Dakaj e mbajti me duar dhe e ngadalësojë rendjen e tij në tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat