Teki Dërvishi, shqiptari madhështor!

Lajme

Teki Dërvishi, shqiptari madhështor!

Nga: Mimozë Lakna Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:11

Ky është viti i katërt, që kur Kosovës i mungon intelektuali dhe publicisti më i shquar Teki Dërvishi.
Ndonëse, mungon fizikisht, jeta dhe vepra e tij ngjitet në piedestalin më të lartë nga dashamirët, ata që e njohën dhe e lexuan. Tashmë, letrave shqipe u mungon një dramaturg i mirëfilltë, kurse gazetarisë një gazetar i guximshëm sypatrembur.
Njerëzit që e njohën nga afër dhe kishin punë drejtpërsëdrejti me të, e kujtojnë si një njeri me vepër madhështore.
AI konsiderohet një dishepull për lirinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ai shkoi në amshim duke refuzuar në tërësi çdo instrument të huaj që e mban Kosovën në varësi!
Ishte filozof

Për publicistin Skënder Zogaj, Teki Dërvishi pa asnjë dilemë është njëra nga figurat më të veçanta intelektuale dhe atdhetare mbarëshqiptare, i cili me jetën dhe veprën e tij të pasur e të çmueshme krijuese letrare dhe publicistike, bën pjesë në elitën e shqiptarëve më të mëdhenj të fillim shekullit 21.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat