Qumështarët protestojnë sërish nesër

Lajme

Qumështarët protestojnë sërish nesër

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:29

Protesta do të mbahet nën moton '' Mbrojmë shëndetin dhe prodhimin Vendor", ditën e marte, me dt: 30.06.2015 nga ora 12:00 në Prishtinë në sheshin Skënderbeu dhe Nënë Tereza.

Shoqata e Prodhueseve të Qumështit se bashku me Shoqatën e Qumështoreve të Kosovës organizojnë protestën e radhës e cila do të mbahet ditën e marte, me dt: 30.06.2015 nga ora 12:00 në Prishtinë në sheshin Skënderbeu dhe Nënë Tereza.
“Kjo protestë organizohet me qellim qe të tërheqim vëmendjen e qeverisë se shëndeti, puna dhe prodhimi vendore janë të shenjta dhe ne qytetarët e këtij vendi nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Këto tri gjëra të shenjta sot janë të rrezikuara andaj ne kundërshtojmë me forcë dhe me protestë. Të protestojmë ashtu siq ju ka hije atyre qe e duan vendin me shumë se çdo gjë tjetër, me dinjitet dhe krenari. Në këtë vend ka shpresë dhe ajo nuk vdes kurrë”, thuhet në njoftim.
Kësaj radhe, qumështarët nuk do ta derdhin qumështin, por gjatë protestës do e falën atë për të gjithë ata që kanë nevojë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat