​Mimoza në Holandë për të ndihmuar familjet e varfra të Gjakovës

Lajme

​Mimoza në Holandë për të ndihmuar familjet e varfra të Gjakovës

Më: 30 maj 2015 Në ora: 20:24

Komuna e Gjakovës nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se me ftesën e Organizatës Holandeze "New Day Impact", kryetarja Mimoza Kusari-Lila sonte po merr pjesë në Gala Mbrëmjen, për ngritjen e fondeve, në Apeldoorn të Holandës.

Qëllimi i kësaj mbrëmje sipas njoftimit të komunës është të ndihmohet për ndërtimin e dhjetë shtëpive në Gjakovë, për familjet të cilat jetojnë në kushte të vështira.

Në këtë mbrëmje Kusari - Lila fka falënderuar “New Day Impact” për organizimin e kësaj mbrëmje, po ashtu edhe të gjithë pjesëmarrësit që po kontribuojnë në këtë mbrëmje.

“Ata që na ndihmuan të fitojmë luftën, tani na ndihmojnë të fitojmë paqen.
Sonte pata rastin të prezantoj komunën time, ngritjet dhe rëniet e saj, vuajtjet por edhe shpresën dhe optimizmin për një të ardhme më të mirë për të gjithë që jetojnë aty.
Mbledhja e fondeve sonte, do të rezultojë me fillimin e ndërtimit të shtëpive për familjet të cilat sot jetojnë në ish-barakat e Erenikut në hyrje të qytetit nga magjistralja Prishtinë-Gjakovë”, citohet të ketë thënë Kusari-Lila.

Sipas njoftimit nà « këtë mbrëmje po marrin pjesë mbi 320 pjesëmarrës të cilët po mendojnë dhe dhurojnë për Gjakovën në Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat