Prokurorët e EULEX-it: Gjykimi i Grupit ‘Drenica’, ishte model për drejtësinë (Video)

Lajme

Prokurorët e EULEX-it: Gjykimi i Grupit ‘Drenica’, ishte model për drejtësinë (Video)

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:23

Në intervistat ekskluzive të dhënë për emisioni Drejtësia në Kosovë, Jonathan Ratell, kryeprokuror i EULEX-it, Cezary Mihalchuk, prokuror i krimeve të luftës në EULEX, dhe Charles Hadvey, prokuror i EULEX-it, kanë dhënë detajet e procesit gjyqësor ku u dënuan komandantët e UÇK-së nga rajoni i Drenicës.

Ata kanë thënë se e dinë se kush është viktima për të cilën u akuzua Sami Lushtaku ndërsa janë përgjigjur në akuzat se dëshmitari i tyre kishte probleme psikike përderisa e kanë quajtur një “hetim dhe gjykim model” rastin Drenica.

“Ky rast është me rëndësi edhe për shkak se aktgjykimi është dhënë në pajtim me të gjitha rregullat dhe ne besojmë se ato rregullat janë detyruese për Kosovën prandaj ky rast edhe mund të shihet si rast shembull sa i përket asaj se si duhet të hetohet, përndjekjet dhe gjykohet një rast posaçërisht në aspekt të krimeve të luftës”, ka thënë Prokurori Michalzuk.

Me këtë konstatim është pajtuar edhe kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratell. Sido që të jetë, ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet se pse e vizitoi Sami Lushtakun në QKUK para një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat