Drejt BE-së! Ballkani Perëndimor shpall programin e ri financiar

Lajme

Drejt BE-së! Ballkani Perëndimor shpall programin e ri financiar

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:14

“Të nxisim rritjen ekonomike dhe të shtojmë vendet e punës, duke eliminuar barrierat e pjesëmarrjes në tregun e punës – këto janë prioritetet kryesore për shtetet e Ballkanit Perëndimor” – ka thënë Ellen Goldstein, drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore.

“Qeveritë duhet të kenë mirëkuptim mes tyre, se kjo do të kërkojë zhvillimin e një mjedisi të duhur biznesi për të investuar. Transparenca dhe raportimi i duhur financiar është një ndër kërkesat për investitorët seriozë, gjë që sjell akses në rritje ekonomike dhe krijime vende pune.”- tha ajo.

6 vendet ballkanike janë takuar sot në kryeqytetin shqiptar, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, në ditën e dytë të zhvillimit të saj.

BE-ja ka zhvilluar ndër vite një kornizë ligjore për të mbrojtur investitorët dhe për t’i siguruar atyre nivelet e duhura të transparencës në treg. Raportimi financiar i korporatave është një ndër elementët e kësaj kornize dhe të ndërtosh një bllok, i cili mirë-funksionon në tregun ekonomik. Besimi në informacionet financiare mund të përmirësojë, në mënyrë të veccantë, financat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME-t).

“Teksa kandidatët ose vendet në pritje për të qenë kandidatë, do të duhet të bëjnë progress të mjaftueshëm në linjë me kornizat e tyre të raportimit financiar, në përputhje me standarded që BE-ja kërkon” – tha Henri Fortin, kreu i Qendrës për Reformat në Raportimin Financiar në BB.
“Ky program i ri do të ndihmojë shtetet të plotësojë procesin në fokus tek SME-të, të cilët përfaqësojnë më tepër se 99 % të bizneseve në rajon. Ne po presim të mbështesim shtetet, të zhvillojnë profesionalizmin e tyre në krijimin e sistemit të duhur rregullator për rritjen dhe zhvillimin e SMË-eve”- përmbylli Fortin.

EU-REPARIS quhet ndryshe ky program i BE-së për Reformat në sistemin financiar dhe forcimit institucional, që përfshin shtetet si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, shkruan Webwire.

Morten Jung, kreu i këtij grupi nga Koorporata e Ballkanit Perëndimor të BE-së ka nxitur pjesëmarrësit duke i thënë se “Angazhimi juaj për të zhvilluar kompanitë tuaja, në cilësinë më të lartë për t’i përafruar me standardeve europiane dhe nxitjes ekonomike, inkurajon sektorin privat për rritje dhe zhvillim, sidomos të SME-ve, për të ofruar kështu mundësi për investime dhe krijime vendesh pune”./Monitor

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat