Fisnik Ismajli: Dëshpëruese, flijimi i secilit që e dha jetën për një ideal u keqpërdor

Lajme

Fisnik Ismajli: Dëshpëruese, flijimi i secilit që e dha jetën për një ideal u keqpërdor

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka bërë homazhe sot në sallën “1 Tetori” për të vrarët në Kumanovë.
Ai me këtë rast përmes një postimi në Facebook ka theksuar se sikur para 16 vjetësh (e edhe ma herët), sikur sot, flijimi i secilit që e dha jetën për një ideal u keqpërdor, dhe po vazhdon të keqpërdoret nga individë, që nisën me ia fëlliqë emrin UÇK-së.
Lexoni postimin e plotë:
Më dëshpëruesja është se, sikur para 16 vjetësh (e edhe ma herët), sikur sot, flijimi i secilit që e dha jetën për një ideal u keqpërdor, edhe vazhdon me u keqpërdorë nga individa, që nisën me ia fëlliqë emnin UÇK-së me uzurpime pronash menjiherë mbas lufte, duke vazhdue me uzurpim shteti e institucionesh sot, e me e përfundue me Gjykatën Speciale nesër...
Por, sa t'jemi plot prej neve gjallë, po qe nevoja, deri në frymën e fundit kemi me e ruejtë e mbrojtë lavdin e asaj për të cilën kemi luftue, sikur këta burra, që i përcollëm sot.
Lavdi, e ju qoftë dheu i lehtë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat