Ponta: Rumania mund ta njohë Kosovën

Lajme

Ponta: Rumania mund ta njohë Kosovën

Më: 26 maj 2015 Në ora: 15:55

“Në vitin 2008 Rumania pati marrë vendim për mosnjohjen e Kosovës, por gjërat kanë ndryshuar që nga atëherë. Qeveritë kanë ndërruar dhe mund të ketë një vendim të ri për njohjen e Kosovës”, ka thënë Ponta për “Klan Kosovën”, pas përfundimit të Samitit të Liderëve të Evropës Juglindore, që u zhvillua në Tiranë.
Njohja e Kosovës nga Rumania, sipas Pontas, do të rishikohet pasi shumë gjëra në Kosovë kanë ndryshuar që nga viti 2008. Por ai ka thënë se njëra prej arsyeve kryesore është se Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar një proces të suksesshëm të bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat