Magjistralja e Fushë-Kosovës e rrezikshme për e këmbësorët

Lajme

Magjistralja e Fushë-Kosovës e rrezikshme për e këmbësorët

Më: 25 maj 2015 Në ora: 21:55

Magjistralja e Fushë-Kosovës po del të jetë e rrezikshme për jetën e këmbësorëve.

Nuk janë të pakta rastet e aksidenteve. Rasti i fundit u shënua dje, kur një veturë goditi për vdekje dy persona. Banorët e kësaj zone kërkojnë intervenim urgjent nga institucionet kompetente, në mënyrë që këmbësorëve t`u ofrohet siguri më e madhe në rrugë.

Mungesa e vendkalime të destinuar për këmbësorë në magjistralen e Fushë-Kosovës, po del të jetë rrezik potencial për jetën e kalimtarëve.

Qytetarët thonë se nuk është hera e parë që në këtë rrugë goditen persona si pasoj e shpejtësisë së madhe të veturave.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, edhe pas insistimit të RTK-së për të marrë një përgjigje për këtë çështje, nuk u prononcuan me arsyetimin se personat përgjegjës për infrastrukturë rrugore në këtë Ministri, janë në pushim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat