Është kryer autopsia e Beg Rizajt, vazhdon për të tjerët

Lajme

Është kryer autopsia e Beg Rizajt, vazhdon për të tjerët

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:49

Ka filluar procesi i autopsisë në Kosovë, për të rënët e Kumanovës. Autopsia ka përfunduar ndaj Beg Rizajt dhe një personi tjetër.

Ky proces po vazhdon. Punohet intensivisht në ekzaminimin mediko legalë të të gjithë të vrarëve, gjithsej 9 luftëtarëve. “Ekzaminimin do ta përfundojmë brenda ditës së sotit, qoftë ai të zgjat edhe në orët e vona të natës”, theksoi Gërxhaliu.

I pyetur se cili është shkaku i vdekjes së luftëtarëve në Kumanovë, më 9 e 10 maj, pos plumbave a janë qëlluar edhe me ndonjë mjet tjetër topitës a mprehtës, drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu bëri të ditur: Raportet do të përpilohen, ato i dërgohen prokurorit kompetent. Për shkaqe etike, nuk mund t’u ofroj të dhënat më të hollësishme”, tha ai. Eksperiza e mjekësisë ligjore bëhet ndaj luftëtarëve: Beg Rizaj, Xhafer Zymeraj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti. Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat