Pacolli përgënjeshtron Pal Lekajn për 'veturën e tij në Gjakovë'

Lajme

Pacolli përgënjeshtron Pal Lekajn për 'veturën e tij në Gjakovë'

Më: 6 maj 2015 Në ora: 21:10

Kryetari i AKR'së Behgjet Pacolli ka thënë se akuzat ndaj tij dhe bashkëpartikëve janë të pabaza dhe te qëllimshme. Ish-presidenti i Kosovës në një postim në profilin e tij në Facebook ka përgënjeshtruar edhe akuzat e Pal Lejajt për veturën e komunë së Gjakovës. Siç ka thënë Pacolli, kryetarja aktuale e kësaj komune, Mimoza-Kusari-Lila nuk ka bërë kurrë keqpërdorim te kësaj veture, dhe sipas tij edhe servizimit janë bërë me parë të veta. "Znj. Kusari – Lila në fillim të mandatit,me qellim të kursimit të buxhetit të Komunës, kërkoi vazhdimin e shfrytëzimit të makinës (Mercedes 600) të cilën e kishte në shfrytëzim gjatë fushatës zgjedhore, pasi edhe makina e ish-kryetarit te Komunës së Gjakovës, Pal Lekës, kishte defekte pothuajse të pariparueshme e të kushtueshme, të lëna pas nga ish-Qeverisja e tij".

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Lajmet të pa bazuara në fakte dhe shpifje tendencioze nuk janë më befasi për askënd në Kosovë.

Duket se kur mundohesh të shërbesh dhe të kontribosh, akuzohesh edhe më rëndë për shërbimin ndaj popullit dhe institucionit. Por, për mua është e kjartë,ne jemi ndryshe e të tjerët e kanë vështirë me u pajtuar më këtë! Asnjë përjashtim nga kjo nuk pat komunikata me gjuhë të tërbuar të AAK-së në Gjakovë ndaj Kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.

Znj. Kusari – Lila në fillim të mandatit,me qellim të kursimit të buxhetit të Komunës, kërkoi vazhdimin e shfrytëzimit të makinës (Mercedes 600) të cilën e kishte në shfrytëzim gjatë fushatës zgjedhore, pasi edhe makina e ish-kryetarit te Komunës së Gjakovës, Pal Lekës, kishte defekte pothuajse të pariparueshme e të kushtueshme, të lëna pas nga ish-Qeverisja e tij.

Për shfrytëzimin e makinës, kryetarja e Komunës kishte nënshkruar edhe një marrëveshje me përfaqësuesin tim të autorizuar. Makina u shfrytëzua për një vit dhe edhe pse në marrëveshje thuhet që për sigurinë dhe mirëmbajtjen e automjetit përgjegjësin e merr Komuna, asnjëhere nuk kam lejuar që faturat t'i paguaj Komuna. Faturat e servisimit jane paguar rregullishtë nga unë. Pas informatës se njëherë makina kishte pasur një avari që ishte servisuar dhe faktura ishte paguar nga Komuna, menjeherë kam urdhëruar pagesën e shumës se riparimit rrespektiv. Bëhët fjalë për një shumë prej 872 euro, e paguar nga ana ime në buxhetin e Komunës. Dosja e plotë është në Kuvendin komunal. Ajo dosje është publike dhe mundët çdokush me e pa.

Edhe kur kam shërbyer si ZV/KM i parë i Qeverisë së Kosovës, nuk kam pranuar të bëhen pagesa nga buxheti i Kosovës për punën time dhe as të shfrytëzoj makinë zyrtare.Unë cdo gjë kam paguar për vetën time, pritjët e delegacioneve, konsumacionet, biletat e rrugëtimit, hotelet etj. Asnjë përjashtim nuk e bëj edhe tani. Andaj, përkundër faktit se dikush mundohet të gjej argumente apo fakte kundër meje dhe qeverisjës të bashkëpunëtorëve të mijë, më duhet të ju them, se janë përpjekje të dështuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat