Hyseni në Austri për çështje të sigurisë

Lajme

Hyseni në Austri për çështje të sigurisë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 12:07

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni po qëndron ne St Polten të Austrisë për të marrë pjesë në Konferencen Ministeriale të Forumit të Salsburgut mbi çështjet e migrimit, azilit...

Po ashtu të sigurisë dhe bashkëpunimit policor si dhe luftën kundër terrorizmit të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë dhe takimin e 13-të të Këshillit të Ministrave të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, nikoqir i së cilës është Ministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë.
Në të dyja takimet Ministri Hyseni është paraqitur me nga një fjalë rasti fillimisht për problematikën e migrimit gjatë muajve të fundit në Kosovë e pastaj për rëndësinë e një bashkëpunimi të shtuar policor midis Policisë së Kosovës dhe mekanizmave rajonalë e ndërkombëtar.
Ministri Hyseni ka shfrytëzuar rastin që në margjinat e konferencës të bisedojë me Ministra të Punëve të Brendshme të Austrisë, Hungarisë, vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe sekretarin e përgjithshëm të INTERPOL-it z. Jurgen Stock dhe drejtorin e EUROPOL-it z. Rob Wainwright.
Në një bisedë të shkurtër me drejtorin e EUROPOL-it, Ministri Hyseni theksoi nevojën e avancimit të bashkëpunimit midis Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it dhe shtroi kërkesën që edhe me Kosovën EUROPOL-i të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi njësoj sikurse me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkaq, në komunikimin e tij të shkurtë me sekretarin e përgjithshëm të INTERPOL-it, Ministri Hyseni shfaqi shpresën dhe kërkoi që aplikacioni për antarësim në INTERPOL të cilën Kosova tashmë e ka dërguar të trajtohet në mbledhjen e rradhës të Komitetit Ekzekutiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat