Shqipëria së shpejti me ambasadë të re në Prishtinë

Lajme

Shqipëria së shpejti me ambasadë të re në Prishtinë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:28

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë do të prezantohet me një godinë të re, punimet për ndërtimin e së cilës do të nisin shumë shpejt, pasi tashmë është miratuar dhënia e truallit.

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka miratuar sot dhënien e truallit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Ditmir Bushati, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar:

“Falë punës së mrekullueshme të Ambasadorit Qemal Minxhozi dhe bujarisë së Kryetarit Shpend Ahmeti dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës sot është miratuar dhënia e truallit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë”.

Duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që e mundësuan këtë vendim, ministri Bushati shkruan se do të vijojmë “përpjekjet për të ndërtuar një ambasadë dinjitoze siç i ka hije një partneri strategjik të natyrshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat