Gjakovë: Nuk ka raste rrëmbimi

Lajme

Gjakovë: Nuk ka raste rrëmbimi

Më: 25 prill 2015 Në ora: 13:59

Komuna e Gjakovës sot përmes një konference për media ka adresuar shqetësimet e qytetarëve në lidhje me postimet në rrjetet sociale kinse "rrëmbimeve" të cilat kanë ndodhur.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, fillimisht sqaroi opinionin publik se me të marrë këto informata Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Drejtorinë e Arsimit ka marrë të gjitha masat për të vërtetuar bazën e këtyre informatave.

“Deri më tani asnjë rast nuk është raportuar në Polici me faktet dhe argumentet që do na jepnin bazë për të thënë që këto informata janë të vërteta, përkundrazi Policia ka ftuar në intervista plasuesit e dyshimeve në rrjetet sociale, por të gjitha kanë rezultuar si thashetheme dhe të pabaza. Gjendja e sigurisë në Komunën e Gjakovës është në nivel dhe nëse bëjmë krahasimin me vitet e kaluara kemi diku për 30% rënje të akteve që cenojnë sigurinë, që d.t.th se nuk kemi vërejtur indikacione që do mund të arsyetojnë frikën dhe panikën e përhapur gjatë ditëve të fundit”, tha ndër të tjera Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Gjithashtu edhe Komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj theksoi që këto postime kanë qenë thashëthëme dhe nuk ka pasur fakte për këto deklarata. Edhe përkundër faktit që nuk kemi pasur zyrtarisht deklarime në Polici, ne i kemi intervistuar 5 raste në bazë të përshkimeve të publikuara, që kanë rezultuar të pavërteta.

Diana Çarkaxhija, drejtore e Arsimit, tha që ka qenë në kontakt me të gjithë drejtorët e shkollave të cilët nuk i kanë konfirmuar ndonjë rast konkret dhe me bazë për këto dyshime.

Në fund të konferencës për media, kryetarja e Komunës së Gjakovës, komandanti i stacionit policor dhe drejtoresha e arsimit kanë zhvilluar një takim me nxënësen dhe prindin e njërit nga rastet që kishin ngritur këto dilema, por as gjatë këtij takimi nuk kishte informata konkrete që mund ta pohonin se ka egzistuar një tentim rrëmbimi.

Megjithatë, Komuna e Gjakovës dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar për të ofruar sigurinë e duhur për mbarëvajtjen e procesit mësimor, përderisa prindërit luten që të kenë bashkëpunim me policinë dhe mos të shpërndajnë informata të pasakta të cilat ngjallin panik dhe frikë te qytetarët e Komunës së Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat